Metoda e parashikuar e prodhimit është nxjerrja nga nëntoka dhe do të veprohet me sistemin e gërmimit me mbushje në Minierën e bakrit të Spaçit. Metoda e prodhimit do të përfshijë shpimin nëntokësor, shpërthimin, ngarkimin, transportimin dhe mbushjen, me një projektim të veçantë. Minerali nëntokësor do të nxirret në sipërfaqe nëpërmjet tunelit të transportit me seksion 16m2, i realizuar në vitin 2017 dhe i parashikuar për 1000 metra. Më pas minerali i nxjerrë do të kalojë në fazën e përpunimit.
Procesi do të fillojë me shtypjen dhe do të pasohet me procesin e grirjes dhe të pluskimit me shumë hapa për bakrin. Koncentrati përfundimtar rezultues nga procesi i pluskimit do të dërgohet në fabrikën e shkrirjes për bakër të pastër.
Mbetjet e procesit të pluskimit do të dërgohen në qendra depozitimi të projektuara posaçërisht për këtë. Si dhe do të kryhet dehidratimi pa shkaktuar rreziqe për mjedisin.